“E tmerruat popullin”, qytetarët masakrojnë portalin e Çim Pekës për lajmin e rremë të tërmetit

23.09.2019 09:58:31

Mbrëmjen e djeshme, një lajm i rremë i përhapur nga portal i Çim Pekës, ku paralajmërohej se një tërmet i fuqishëm pritet të trondisë Shqipërinë, përhapi panik tek qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm.

Pas lajmit në fjalë, reaguan institucionet shtetërore, të cilat qetësuan qytetarët dhe përgënjeshtruan alarmin. Por, ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i uniformave blu. Mësohet se policia ka shoqëruar gazetarin e portalit Syri.net, Aurel Rakipllari si dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët.

Por, pas këtyre veprimeve, gazetari Bledian Koka ka “shpërthyer” kundër kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se po mbyll portalin, vetëm se sipas tij është kritik me qeverinë.

Por, si duket qytetarët janë revoltuar edhe me gazetarin Koka, tën cilin e kanë masakruar me komente.

“Bledian, portali duhet të kërkojë falje dhe ky nuk futet te gabimet njerëzore, është e shpifur. Të mbrosh një njoftim të tillë publik duke sulmuar Edvinin do të thotë të futesh në lojën e tij, ku nuk e mund dot.”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan “O hale gazetar po në qoftë se është kështu, pse e hoqët lajmin? Ndjesë pse kërkuat? Po në qoftë se ai është i degjeneruar 1 herë, ti dhe mbështetja që i bën atij lloj lajmi jeni 100 herë më shumë shumë. Ti dhe syri jeni terroristë modernë”./