Dega e PDK-së në Gjilan ka shprehur shqetësimin në lidhje me rrezikun që po iu kanoset fëmijëve nga qentë endacak në këtë qytet.
Përmes një komunikate për media, dega e PDK-së në Gjilan thotë se qentë endacak janë bërë rrezik serioz për kalimtarët e rastit, por edhe për nxënësit e shkollave të qytetit në Gjilan, transmeton lajmi.net
“Për qudi, një ditë, disa qenë, edhe të dera e kryetarit të komunës, ishin shtrirë dhe sikur prisnin ndonjë kockë apo “urdhërin ” e shefit të qytetit. Kjo nuk na bënë edhe aq, ngase, sa për ne, edhe në zyra le t’i hyjnë. Por, është shqetësuese pamja e sotme në mëngjes e një llave qenësh, që po silleshin nëpër oborrin e shkollës fillore “Selami Hallaqi” dhe të çerdhës së fëmijëve në lagjen “Dardania””, thuhet në komunikatën e kësaj dege të PDK-së.
Më tej, thuhet se sipas deklaratës së një prindi, i cili po e dërgonte fëmiun në qerdhe, duke e parë rrezikun nga këta qenë, e ka lajmëruar Policinë. Kurse, pasi policia janë deklaruar se kjo nuk është përgjegjësi e tyre, ky prind, ka pritë derisa janë larguar qentë për ta dërguar pastaj fëmiun në qerdhe. Prandaj, PDK i kërkon kryetarit të Gjilanit që të marr masa.
„Prandaj, i bëjmë thirrje kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, ta kuptoj seriozisht rrezikun nga qentë endacak dhe të merr masa urgjente për largimin e tyre nga rrugët e qytetit”, përfundon komunikata.