Edhe “Dollhouse”, edhe te varri i presidentit Rugova, edhe njeri i Kadri Veselit nuk ka ku shkon më keq!

14.12.2017 12:46:46

Nga Rexhep Kastrati

Po jetojmë në kohë absurdi, në kohë kur sistemi i vlerave është trinditur nga gjeste, veprime, sjellje, hipokrizi, mashtrime, manipulime, pazare me vota, pazare me lirinë dhe me dinjutetin tonë.

A nuk është përdhosje e sistemit të vlerave kur te varri i presidentit Rugova sheh një biznesmen prostitucioni, por që me mburrje deklaron se Kadri Veseli e do me loçkë të shpirtit fitoren e tij në Istog?

Kaq budallenj i merr ky derdimen qytetarët e Istogut, të cilëve u vodhi identitetin dhe vullnetin politik? A nuk ishin istogasit që me kurajo dhe me qytetari denoncuan vjedhjen e identitetit dhe të vullnetit politik?

Dhe sikurse që me kurajo dhe qytetari denoncuan vjedhjen e identitetit dhe të vullnetit qytetar, istogasit do të dinë të ndëshkojnë biznesmenin e “Dollhouse” dhe të gjithë ata që qëndrojnë para, në krah dhe mbrapa tij.

Këto tri foto flasin vetë dhe përcjellin mesazhe fyese dhe manilutative, me të cilat duan të pushtojnë kështjellën e presidentit Rugova!