Edhe dy të vdekur me koronavirus në Kosovë

18.07.2020 12:20:46

Edhe dy pacientë të prekur me koronavirus në Kosovë kanë ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë një paciente e moshuar me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur djali i saj, Gani Halilaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ku tregon se nëna e tij e humbi sfidën shëndetësore me koronavirusin.

“Te nderuar miq, shok, farefis ju njoftoj se para 40 minutave pra ne ora 04:35 min iku ne amshim Nena jone pas nje lufte me Covid 19. Zoti e paste shperbly me Xhenet nanen tone. Amin! I pranoj te gjitha ngushellimet e juaja permes SMS, Facebook-ut dhe nuk keni obligim per shkak te situates te jeni fizikisht as ne varrim e as ne ngushellime sipas tradites qe i kemi! Me respekt per te gjithe juve, familja Halilaj.”, shkruan Halilaj.

Gjithashtu, në Gjilan sot ka vdekur një pacient i prekur me koronavirus. Bëhet fjalë për prokurorin Ismet Ukshini.

Lajmi për vdekjen e prokurorit Ukshini është konfirmuar edhe nga drejtoria e Shëndetësisë e Gjilanit.

Ndërkohë në Kosovë aktualisht janë 2708 raste aktive me koronavirus, 320 prej të cilëve janë pacientë të hospitalizuar ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 126.