Edhe ”hija” e Mijallkov ka mbytur njeri, njejtë si ”hija” e Gruevskit (Foto)

05.08.2016 09:22:40

Njejtë si Dejan Mitrovski-Urko që ishte sigurim i Nikolla Gruevskit, edhe Alen Zekirov sigurim i drejtorit të Drejtorisë për Sigurim Kombëtar, Sasho Mijallkov, kanë shkelur njeri.

Dje MPB shqiptoi padi penale për Dejan Mitrovski-Urko për shkeljen e 22 vjeçarit S.A i cili pas disa ditësh ndërroi jetë. Mitrovski akuzohet për veprën penale „vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.

Urko 1

Më herët, pra në vitin 2009, Alen Zerirov me motor në bulevardin ”Partizanska” e shkeli shkupjanin e moshuar 73 vjeçar, Simo Serafimovski, derisa ai e ka ngarë biçikletën në vizat e bardha.

Alen Zekirov

Pas vonesave dhe prolongimeve të seancave gjyqësore, për Zekirov u shqyptua dënim prej 6 muajsh.

Nga ana tjetër, Dejan Mitrovski-Urko rrezikon të vuaj dënim prej 10 viteve heqje lirie për shkak se ka pranuar fajin dhe akuza ndaj tij përkufizohet me 10 vite burg.