Edhe kryetari Mustafa konfirmon që LDK në këtë fushatë nuk do të vendosë posterë

25.09.2017 21:39:41

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se ky subjekt partiak ka hequr dorë nga përdorimi i posterëve sa i përket zgjedhjeve lokale.

Në një status të tij në profilin zyrtar në rrjetin social “Facebook”, i pari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thausr se arsye për këtë vendim janë shpenzimet më të ulëta.

”LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale. Ky eshtë vendim i Shtabit zgjedhor dhe i kryetarëve të degëve nga takimi i sotëm në Selinë e LDK-së.
Fushata do të jetë racionale, me shpenzime më të ulëta. Do të respektojmë ambientin, pronat publike dhe private. IM”