Edhe Pacolli i del në krah ambasadorit zviceran për deklaratat në Skënderaj

29.03.2019 14:17:14

Në përkrahje të ambasadorit zviceran pas sulmeve ndaj tij të bëra pas deklaratës në Skënderaj ka dalë edhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ambasadorit Jean Hebert Lebet i ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e tij dhe shtetit që përfaqëson, raporton lajmi.net.

 Ky është postimi në Facebook i ambasadorit zviceran:

Konfederata Helvetike, së bashku me SHBA, Gjermaninë, Francën, Britaninë, Italinë dhe vendet tjera perendimore, ka mbështetur fuqishëm rrugëtimin e Republikës së Kosovës në të gjitha etapat.

Kontributi i Zvicrrës, ku kemi një diasporë të madhe me afërsisht 300 mijë qytetarë tanë, është i madh në çlirimin, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.

Ambasadorit Jean-Hebert Lebet, i shpreha mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës, për kontributin e tij dhe shtetit që përfaqëson.

Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut tê madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t’i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre. Sa here kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar. Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi çfarë të mësojmë nga një demokraci qindra vjeçare sikurse është Zvicrra