Eliza Hoxha flet pas aderimit në PDK: Tani ka një moment tjetër për Prishtinën

29.03.2019 14:24:59
Arkitektja dhe artistja, Eliza Hoxha është inkuadruar në politikë duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka postuar në faqen e tij edhe fotot nga aderimi, shkruan lajmi.net.

Pas aderimit në PDK, Eliza Hoxha ka postuar një fotografi në llogarinë e saj, Instagram gjersa thotë disa fjalë.

“Të dashur miq, nga sot e tutje aktivizmi im publik shkon ne nje shkalle tjeter te akivizmit edhe politik e vendimarres per qytetin dhe vendin. Ne shume ftesa qe kam pasur nder vite nga parti te ndryshme – PDK ka qene qene ajo qe vazhdimisht ka kriju hapesire per angazhim dhe kontribut.
Mendoj qe tani ka nje moment tjeter per Prishtinen, shume gjera emergjente per tu adresuar e shume te tjera per ti rimenduar bashke me Uran Ismajlin e te tjeret. Me dashni per qytetin!”, janë fjalët e saj.