Arrestohet i dyshuari për trafikim me qenie njerëzore

11.01.2017 12:41:37

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore.

Ai është dërguar në stacionin policor në Pejë për një rast të rigjykimit.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar në Prishtinë e më pas është dërguar në burgun e Dubravës.