Bajram Gecaj – Shpend Ahmetit: Përpjekja për t’i dhënë ngjyrime politike dhe të interesave klanore e dështoi rezolutën për Haradinajn!

11.01.2017 12:42:45

Bajram Gecaj i ka reaguar Shpend Ahmetit për kërkesën që të bie Qeveria për shkak të mosmiratimit të rezolutës për Haradinajn. Në një postim në facebook. z. Gecaj ironizon me anglishen e Shpend Ahmetit të mësuar në Bullgari dhe e qua përjashtuese qasjen përjashtuese kur pas çdo rasti kërkohet rrëzimi i Qeverisë së Kosovës.

“NGULFATJA E NJË REZOLUTE

Shpend Ahmeti na paska treguar se ditka të flasë edhe anglisht, të cilën e ka mësuar në Bullgari. Kinse i revoltuar se nuk paska kaluar Rezoluta në Kuvend për rastin Haradinaj, ai paska shkruar “Go home government, you are drunk!” (shko në shtëpi qeveri, jeni të dehur). Çfarë logjike, Çfarë nonsensi. Është mu kjo qasje përjashtuese, të cilën e përdor edhe Kryetari i Komunës, ajo e cila tregon më së miri pse nuk u arrit të miratohej rezoluta mbrëmë. Është totalisht e pandershme që të tentohet të keqpërdoret e keqinterpretohet secila çështje për rrëzimin apo akuzimin e qeverisë. Rezoluta për Haradinajn, për të kaluar, është dashtë të jetë vetëm për te, vetëm për lirimin e tij, e jo ti veshen asaj edhe kërkesa tjera krejt me ngjyrime politike e interesa klanore.” -thuhet  në postimin e z. Gecaj