Qytetarët e Deçanit reagojnë pas ndalimit nga policia e Malit të Zi (Foto)

10.08.2016 15:49:44

Qytetarët e fshatit Llukë e Epërme dhe fshatrave të tjera ishin nisur t`i vizitojnë varrezat e të parëve të tyre, kur u ndalën nga policia e Malit të Zi.

Kështu kanë deklaruar vetë qytetarët përmes një njoftimi dërguar mediave.

Reagimin e tyre e gjeni më poshtë:

Ne qytetaret e fshatit Llukë e Epërme dhe përfaqësuesit e fshatrave tjera të vijës kufitare me Malin e Zi, qe i kemi pronat dhe bjeshkët tona te Kulla e Zhlepit, sot përderisa ishim duke shkuar për te vizituar bjeshkën dhe varrezat e të parëve tanë, u ndaluam në mënyrë arbitrare nga forcat të shumta policore të Malit të Zi.

Kjo ndalesë ishte e padrejtë, pasiqë ishte 5 km në thellësi të territorit të Kosovës, ani pse marrëveshja ende nuk është ratifikuar.

Ne në shenjë proteste bllokum rrugën kryesore për orë të tëra, shprehem pa kënaqësinë tonë për gabimin e madhe të Komisionit Qeveritar, të Presidentit Thaçi, të Kryeministrit Mustafa, dhe në mënyrë kolektive i bëjmë thirrje deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës te të gjitha subjekteve politike që të mos e ratifikojnë marrëveshjen dhe ta bashkojnë votën kundër demarkacionit.

Në të kundërtën kjo është tradhti e madhe Kombëtare, tradhti  ndaj qytetarëve dhe shtetit të Republikës së Kosovës, dhe historia do të ju ndëshkoj rënd, duke u bërë njollë e zezë në historinë e këtij vendi.

Ne kurrë nuk do të pajtohemi me marrëveshjen si të tillë, dhe nuk do të ketë stabilitet e pajtueshmëri qytetare, dhe nuk do të qëndrojmë indiferentë, e veprimet tona do të radikalizohen.

Të nderuar deputet mos e votoni këtë marrëveshje!