Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës

10.08.2016 15:36:50

Me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri, seanca për demarkacionin u vendos të mbahet më 1 shtator në ora 10:00.

Burime brenda mbledhjes së Kryesisë bëjnë të ditur se Beqiri ka theksuar se seanca për demarkacionin mos të mbahet pa u koordinuar mirë, andaj ai ka kërkuar mirëkuptim të anëtarëve të Kryesisë që kjo seancë të caktohet pas vizitës së zëvendëspresidentit Amerikan Joe Biden në Kosovë.

Mësohet se kjo kërkesë e Beqirit ka ardhur pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk i ka të konfirmuara votat e deputetëve të saj.