Edhe pas 17 vitesh, drejtësinë në Kosovë e udhëheqin njerëzit e Millosheviqit, tha Haradinaj

27.10.2016 14:30:53
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se duhet të bëhet ligji për “Vetting-un” (sipas modelit të Shqipërisë për pastrimin e njerëzve nga institucionet me të kaluar të dyshimtë) që të mos udhëheqin më institucionet njerëzit që i kanë shërbyer sistemit në kohën e ish-Jugosllavisë.

Ai ka thënë se ka informacione që në institucione të larta të Kosovës udhëheqin ende njerëz që bashkëpunojnë me zyrën e prokurorit në Nish, transmeton lajmi.net.

“Kemi informata që këta njerëz permanent bashkëpunojnë me zyrën e prokurorit në Nish. Janë struktura të larta të Policisë. Urgjentisht “Vettingun” me shti ligjin për zyrtarët e lartë të shtetit. Mjaft më pas 17 vitesh ta udhëheqin drejtësinë njerëzit e Millosheviqit”, ka thënë Haradinaj në seancën  Kuvendit.