Studentët e mjekësisë kërkojnë rishikim të rezultateve të specializimit

27.10.2016 14:28:07

Tash e disa javë studentët e mjekësisë të cilët nuk u pranuan për specializim, janë duke e ngritur zërin për shkak të padrejtësive, që sipas tyre iu bënë në konkursin e këtij viti sa i përket pranimit të specializantëve të rinj.

Këta të fundit po pretendojnë që ka pasur shkelje të mëdha nga komisioni i cili është marrë më pranimin dhe intervistimin e studentëve.

Ditën e djeshme ata kanë mbajtur një protestë të radhës në shenjë pakënaqësie para dyerve të Ministrisë së Shëndetësisë, e që në të njëjtën kohe mbahej takimi në mes të ministrit Imet Rrahmani dhe Komisionit për Shëndetësi të Kuvendit të Kosovës. Ky takim është mbajtur me qëllim që të diskutohen kërkesat të cilat i kanë parashtruar këta studentë protestues.

Njëri prej studentëve, Valmir Idrizi, tha për lajmi.net, se nuk do të ndalen me kaq por do të t’u drejtohen institucioneve gjyqësore, në formën e nje kallximi penal në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Më poshtë është lista e këtyre studentëve me kërkesat dhe vërejtjet:

Lista e parregullsive:
1.Pyetjet janë përsëritur vazhdimisht, të njëjtat pyetje dhe kandidatet pothuajse të gjithë e kan ditur qe nje nga ato pyetje do tju bijne,keshtu qe i kan ditur puthuajse te gjithe.
2.Ka kandidatë që janë vlerësuar edhe në emër të antarit të komisionit i cili nuk kë qenë i pranishem fare, kanë marr poena nga 6 antare komisioni e të pranishem kanë qenë vetem
3.Ka pasur kandidatë të cilëve u është lejuar aplikimi edhe pse nuk kanë kaluar 1 vit nga data e licencimit(kusht per aplikim.
4.Ka kandidatë të cilëve u janë dhënë 2 poena për kohen e pritjes(dmth kan kaluar me shume se dy vite nga data e licencimit) e ne fakt eshte dashur ta kene vetem nje poene sepse skan kaluar 2 vite.
5.ka pasur kandidate qe nuk u jane numeruar poenat qe i ka pasur te siguruara si femije i dëshmorit.
6.nuk ka pasur kurrfar kriteri ne parashtrimin e pyetjeve,kandidati qe ka aplikuar ne urologji i eshte shtruar pyetje nga psikiatria,kandidati qe ka aplikuar ne ortopedi i eshte shtruar pyetje nga anatomia e sistemit nervor qendror,etj
7. Ka plotë kandidatë që janë licencuar në të njëjtet datë dhe kanë pikë të ndryshme nga koha e licencimit,dikush 2 poena dikush 1
8. Ka poashtu kandidatë që janë intervistuar e kanë konkuruar në një degë edhe ju ka dal emri në një drejtim tjeter, psh ka konkuruar përmes QKUK edhe është pranuar në spitalin rajonal rë Pejës.