Edhe Pela veteranë e luftës?!

26.08.2018 11:25:46

Nga Binak Maxharraj

Keto ditë si nga qielli ra një bombe ne atmosferen edhe ashtu te zymet politike ne Kosove.Kjo bombe te cilen e hapi me mjafte kudes prokurori i Speciales Elez Blakaj moti ishte pregatit dhe kurdise nga Klani Pronto.Pas shume hetimeve reth afers se veteraneve te luftes,pa nje pa dy ai e hapi dosjen dhe tha se ka patur keqperdorime flagrante ne regrutimin e veteraneve te luftes.I dolen hiq me pak se 19060 veteran teper qe kurr nuk e kishin pa luften me sy.Keta veteran ia”vodhen” shtetit,edhe ashtu te varfer te Kosoves,hiq me pak se 38.882.400 euro ne viti.

Me se shumti u zu keq Kryeministri Ramush Harajdinaj se me se shumti te “zene robe” ne listat e veteraneve kishte bash nga Rrafshi i Dugagjinit,diku rreth 13 mije,se nga Komuna e tij mbi 70% te popullates u bane veteran lufte.I menjehershem ishte shperthimi jo dinjitoz i Kryeministrit,i cili i kecej ne qafe prokurorit te ri i shkolluar ne Amerike,njeri i pa hile,i pa korruptuar,me shpirte te paster,duke e quajtur hajn te pulave,pishpirik,e cka mos tjeter.E fajsoi se ia paska prishe punen edhe rreth liberalizimit te vizave.Reagoi keq edhe Kryeprokurori i shteti A. Lumezi te cilit Blakaj ia qiti per ledin hallken e korruptuar te prokuroris dhe gjyqesis e cila ishte kape nga mafia politike.

Kryeministri te tere kete pisllak e bani sepse donte me e largu fajin nga vehtja,nga klasa e korruptuar politike,e dinte se e tere kjo ishte pergatit fort mire nga Klani Pronto,per pare dhe sigurim vote,sepse e dinte mire se nje sasi e mire e votave vinte nga familjet veteraneve te rrejshem.

Me fryerjen e listave te cilen e kishin ba vete Komandante e luftes,me se shumti u fyen veteranet e vertet,ata te cilet qendruan para tytave te armikut,qendruan neper instikame ne bore e shi.se shume nga ata e dhane edhe jeten.Pati fryerje te madhe u blen cerifikatat me para te majme,u bane veteran edhe nja 3000 veta nga Shqiperia,anipse numri i tyre ne lufte nuk arrinte ne 200.U ba veteran edhe Faton Klosi i cili e perziente qorben ne Shtabin e Rognerit,bash me Klosa dhe Ftosa anikombetar.

Por eshte per qudi se pse ne kete thesin e veteraneve te luftes nga te gjithe ata persona te merituar dhe me shume te pamerituar,nuk u gjend edhe ndonje kafshe e merituar qe ka kontribuar me shume se sa shume veteran te veteshpallur te luftes.Eshte fjala se gjate luftes ne Kosove u perdoren shume kafsh,pela,kuaj,magar e magarica te cilet barten municion nga Shqiperia ne Kosove,duke kaluar neper terene shume te veshtira,te pakalueshme qe disa prej tyre edhe rreshqiten neper terent e veshtira dhe rane me gjithe municion ne ndonje humner,pra rane duke i ndihmuar luftes se Kosoves.

Po qysh qe e munduer qe dikujte te mos i kujtohet qe gjate perpilimit te listave te veteraneve te luftes ta fus edhe ndonje kal,pel apo magar,jo per ndonje perfitim material por per kontributin qe i dhane luftes si shenje respekti se luften nuk e ndihmuan vetem njerezit por edhe kafshet.

Po ua sjelli ketu nje shembull brilant ku respektohet kafsha pjesemarrse e luftes dhe qmohet fort larte. Ne luften e Vietnamit ku mori pjese edhe Amerika per ta qliruar kete shtet nga Kmeret e Kuq. Ne kete lufte krahas ushtareve amerikan u inkuadruan edhe kafshet, pikerishte per ta bartur aramtimin neper terenet e veshtira malore, neper xhungla ku nuk depertonin mjetet motorike.Pergjate tereneve te veshtira ku bartej municioni pesuan edhe shume kafshe. Por Amerika si shtet i vlerave dhe i respektit vendosi qe nje pele me trimja ti jipet statusi i veteranit te luftes,te ciles edhe iu ngrite nje permendore,te cilen edhe sot e kesaj dite e vizitojne dhe e respektojne qytetaret Amerikan.