Hashim Thaçi: Përvujtëria e Shën Terezës u bë vlerë universale e njerëzimit

26.08.2018 11:10:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për ditëlindjen e Shën Terezës, ka shkruar se mburremi me përkushtimin e saj për njerëzit pa mbështetje, në nevojë, për qeniet njerëzore që meritojnë dashuri dhe trajtim dinjitoz, pavarësisht gjendjes sociale dhe shëndetësore.

“110 vjet më parë u lind Gonxhe Bojaxhiu, gruaja e madhe shqiptare, që u bë misionare dhe humaniste në përmasa botërore – Nëna Tereze, e shpallur Shënjëtore nga Selia e Shenjtë, Vatikani. Ne mburremi me shpirtin human të Shën Terezes, me përkushtimin e saj për njerëzit pa mbështetje, në nevojë, për qeniet njerëzore që meritojnë dashuri dhe trajtim dinjitoz, pavarësisht gjendjes sociale dhe shëndetësore. Krenohemi që ishte bashkëkombase jona. Përvujtëria e Shën Terezës u bë vlerë universale e njerëzimit”,(sic) ka shkruar Thaçi në Facebook.