Edhe pse pa pjesëmarrjen e kryetarit, Vetëvendosje shpalli zgjedhjet e brendshme

17.12.2017 14:37:44

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm

Për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme nuk ka pasur asnjë votë kundër.

Në këtë mbledhje ka munguar kryetari aktual i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Ai në llogarinë e tij në Facebook u ka uruar punë të mbarë aktivistëve, por ka shtuar se nuk është i pajtimit që të mbahet kjo mbledhje.

Sipas tij është e ngutshme dhe e panevojshme të mbahet në këtë kohë.