Shpend Ahmetin e gozhdojnë në mbledhje të VV-së: Kë e pyete që bëre koalicion me AAK-në

17.12.2017 15:01:41

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm te Lëvizjes Vetëvendosje, është “qortuar” për koalicionin e arritur me AAK-në pas zgjedhjeve lokale

Kjo për shkak se siç është thënë brenda mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, koalicionet duhet të bëhen në konsultim me Këshillin e Përgjithshëm.

Me këtë rast, ashtu siç ishte paralajmëruar aktualisht është duke u biseduar lidhur me koalicionet e arritura.

Ndryshe, në këtë mbledhje, Këshilli ka vendosur që t’i shpallë zgjedhjet e brendshme për kryetar të ri të LVV-së, ndonëse nuk ka ndonjë datë të caktuar.