Afganistan, 11 policë të vrarë nga sulmi i talebanëve

17.12.2017 15:09:30

Zyrtarët afganë thonë se militantët talebanë i kanë sulmuar dy postblloqe të forcave të sigurisë në provincën jugore, Hemand, duke i vrarë 11 policë.

Ghafar Safi, shef i policisë në provincën Lashkar Gah, ku ka ndodhur sulmi i sotëm, tha se, po ashtu, janë vrarë 15 militantë.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talebanët, që kanë prani të fuqishme në provincën Helmand në Afganistan.