Edhe tre persona tjerë janë hospitalizuar në Klinikën infektive

27.07.2017 13:34:08

Edhe tre persona nga fshati i Gostivarit janë hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive me temperaturë të lartë, barkçitje, vjellje. Ata së bashku me katër të tjerë të cilët janë hospitalizuar me simptoma të njëjta në Klinikë, janë me pasqyrë më të lehtë klinike dhe nuk janë në gjendje të rrezikshme për jetë, deklaroi sot zv.ministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski.

Ndërkohë priten rezultatet nga analizat për përcaktimin e shkakut të vdekjes së dy personave nga fshati i Gostivarit Simnicë, të cilët vdiqën në Klinikën për sëmundje infektive pasi që ishin sjellur në gjendje të rëndë shëndetësore.

Çakarovski tha se janë bërë hulumtime në Maqedoni dhe se priten rezultatet nga qendrat e huaja, njofton AIM.

Ai tha se janë lëshuar monstra edhe në qendrat referente dhe kur do t’i bashkojnë dy rezultatet do të dalin në opinion.