Fletëarrest ndërkombëtar për Grujovskin dhe Boshkovskin

27.07.2017 13:46:10

Pas tentimeve të pasuksesshme të policisë për të arrestuar dy të akuzuarit kryesorë në rastin ‘Shënjestra’ të PSP-së, Goran Grujovski dhe Nikolla Bozhinovski, policia e Maqedonisë ka kërkuar lëshim të fletëarrestit ndërkombëtar për dy të akuzuarit në fjalë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ata bëjnë të ditur se dje, Gjykata e Apelit i ka lajmëruar se në ora 17 do të lëshojë urdhëresat për arrest të të akuzuarve, por në fakt urdhëresat kanë arritur pas katër orësh, gjegjësisht në ora 21 dhe sipas MPB-së, arrestimi nuk ka mundur të realizohet pa arritjen e urdhëresave për arrest.