Edhe Ylli po thotë se do të ketë luftë

28.09.2016 10:40:05

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dhe asamblisti në këtë komunë, Ylli Hoxha, ka komentuar deklaratat e Kurtit, i cili kishte paralajmëruar luftë në Kosovë brenda 5 viteve të ardhshme.

“Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s’kemi gjak për të falur. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë”, kishte deklaruar Kurti.

Përderisa kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta, zyrtari i Vetëvendosjes, Ylli Hoxha, me anë të një postimi në Facebook, e ka përkrahur këtë deklaratë të Kurtit, transmeton lajmi.net.

Lexoni më poshtë postimin e tij:

Turqia po rreshqet drejt ndikimit te shtuar rus…

Rusia ka okupuar gjysmen e Ukraines dhe Krimene, prej ku e rrezikon drejtperdrejt Stambollin…

Britania e Madhe po del nga BE-ja permes nje fushate te extremit te djatht….

E djathta ekstreme po rrezikon ta merr Gjermanine, Francen dhe Austrine….

Hungaria po nderton fortifikate……

Perspektiva e integrimit per Ballkanin Perendimor ne BE eshte ndalur per nje kohe te gjate, ndersa perfshirja amerikane eshte me e ulta qe nga perfundimi i luftes se ftohte….

Kroacia dhe Serbia po intensifikojne garen e armatimit….

Republika Srpska po organizon referendum kunder vendimit te Gjykates Kushtetuese, perkunder presionit te theksuar SHBA-BE….

Dhe deklarata e Albinit qe ne 5 vitet e ardhshme ka gjasa te kete lufte te re ne Ballkan po ju duket e habitshme a? Kapni librat e lexoni pak aman, zaman!