Edi Rama anulon papritur vizitën në Kosovë te partia e Ramush Haradinajt

09.01.2017 15:44:12

Kryeministri Edi Rama ka anuluar papritur vizitën në Prishtinë, që do të zhvillonte me partinë e Ramush Haradinajt, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

Zyrtarë të AAK-së kanë thënë për Indeksonline se ndonëse është pritur të marr pjesë në mbledhjen e Kryesisë, kryeministri Rama e ka anuluar vizitën e tij për arsye ende të panjohura.

“Dje kemi pasur një telefonatë nga kabineti i kryeministrit Edi Rama, ku na është konfirmuar se të hënën në ora 12 e 30 do të vij për vizitë kryeministri, mirëpo më pas prapë nga kabineti na kanë njoftuar se kryeministri nuk mund të vij në Kosovë për arsye ende të panjohura”, ka thënë një zyrtar i lartë i AAK-së.

Një ditë më parë në selinë e AAK-së ishte edhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Gjatë ditës së mërkurë në shtatë qendra të mëdha të Kosovës do të mbahet një protestë për lirimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt i cili u ndalua nga autoritete franceze.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie.

“Sot kemi mbajtur mbledhjen e kryesisë, është dhënë një mbështetje nga të gjitha strukturat e partisë në përkrahje të zotit Haradinaj dhe është vendosur që të mërkurën në ora 12:00 të mbahet protesta në shtatë regjione të Kosovës, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren”, ka thene shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj.