Kuvendi ankohet në Bruksel për arrestimin e Haradinajt: E papranueshme, Këshilli i Europës të reagojë!

09.01.2017 15:36:25

Nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj i ka dërguar një letër Presidentit të së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, lidhur me arrestimin në Francë të Ramush Haradinajt.

Në letrën e saj, Leskaj e quan të papranueshëm dhe të paligjshëm veprimin e autoriteteve franceze dhe kërkon që KiE të mbajë një qëndrim ndaj Francës për këtë ngjarje, duke qenë se është pjesë e Këshillit të Europës.