Edi Rama dhe show i tij për 21 Janar

21.01.2017 16:05:34

Gjashtë vite pas 21 janarit 2011, kryeministri Edi Rama ka vazhduar edhe sot me show-n tradicional të tij.

Çdo vit kryeministri i vë familjarët e viktimave të dëgjojnë një fjalim të gjatë. Edhe sivjet, Rama lavdëroi heqjen e kangjellave nga kryeministria si arritje të qeverisë.

Ndonëse ka çdo pushtet në dorë, Rama për vit ankohet për mos zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk është sqaruar mirë si u nxit konfrontimi mes popullit dhe organeve të rendit.

Prej 2013 Rama ndan në pushtetin me LSI, kundër së cilës ai organizoi protestën e 21 janarit. Zbardhja e 21 janarit do të hidhte dritë mbi organizatorët dhe përfituesit prej ngjarjes.