Edi Rama godet liderët kosovarë: Hashimi, Ramushi, Albini bëjnë propagandë

02.03.2020 22:06:40

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në emisionin ‘Pressing’ se taksa në Rrugën e Kombit është vënë për një parim të thjeshtë: lehtësi në qarkullim.

Rama thotë se liderët e Kosovës bëjnë propagandë, dhe shton se ndërtimi i kësaj autostrade në kohën e qeverisë të kaluar në Shqipëri ishte paramenduar të bëhej me taksë.

“Hashimi, Ramushi, Albini bëjnë propagandë”, thotë Rama.

“Kurtit i thashë se nuk hiqet taksa, nuk mbahet ndryshe”

Ai thotë se taksa nuk ka ndarë Kosovën me Shqipërinë, përkundër se taksa rrugore nuk bëhet në asnjë rrugë tjetër në Shqipëri.

“E para e punës, ju e shihni të ndarë unë nuk e shoh fare Shqipërinë dhe Kosovën në këtë aspekt. Ajo tarifë është vendosur për një parim shumë të thjeshtë nuk ka pasur lidhje as me Kosovën, as me Shqipërinë as me ndonjë rajon tjetër.  Bëhet fjalë për një investim shumë të madh ka përmirësuar trafikun, a ka përmirësuar apo jo?”

“Që kur paguani taksën, po vini në rrugë më të mirë”, shton ai.