Marrdhënjët njerëzore janë rrugë dykahëshe

02.03.2020 22:11:12

Nga Skënder MULLIQI

Nuk ka njeri i cili nuk është dëshpëruar në ndonjë përson, më sjelljët apo më mirë më thënë, më mos sjelljët e mira të tij.Dëshprimi vjen atëherë kur bësojmë shumë në diqka , apo në dikënd, e në fund kur e sprovojmë na shpërfaqët më një fytyrë dhe më një karakter njerëzor krejt tjetër. Tradhëtia, mashtrimi , manipulimi në fillim na duken të panjohura të njerëzit e tillë.Njerëzit e ndërshem , janë të sinqertë më shokët, më miqët , dhe sigurisht janë të sinqertë edhe kur bëhët fjalë për gjëra madhore kombëtare.Sigurisht së përsonat e tillë të sinqertë , nuk mund ta paramendojnë së ka njerëz apo edhe shokë të ngusht, që në fund na shpërfaqën më shumë vese ,e jo më tipare, ashtu siq edhe kemi paragjykuar.Thikat në shpinë më së shpeshti njeriut i vijnë nga ata që jua falim besimin dhe më të cilët nuk kemi ruajtur asnjë intimitet.Ata tradhëtojnë .Dhe , atë në mënyrën më të keqe. Ne thëmi së njerëzit e tillë na kan dëshpëruar.Nese bëjmë ndonjë analizë të thellë , sigurisht së gabimi vjen të ai që shumë u bëson njerëzve.Thotë një fjalë e popullit” Aty ku është uzdaja është murtaja”. Ky zhgënjim apo mos besim ndikon shumë keq të njerëzit e sinqertë , dhe pastaj e gjithë kjo,kërkon shumë kohë që të riparohet. Njeriu pret që e mira apo besimi ti kthehet më të mirë apo besim, e jo kjo mirë, ti kthehet në një zhgënjim të madh.Sot, më shumë po na shpërfaqën vese, së sa tipare për çka shquheshim dikur si popull.Kur e keqja fillon ta mund të mirën, kjo e vështirëson punën edhe kur bëhët fjalë që të kemi shoqëri të shëndosh .”Njëriu lidhët për fjalë, e shtazët lidhën në brina” , edhe kjo është një thënje e drejtë që buron nga populli.Çka merret vesh , kur humb besimi?Ne bazë të besimit edhe krijohen marrdhënjët e sinqerta njerëzore . Në bazë të besimit njerëzit kan ndërtuar edhe karakterin.Besojmë së marrdhënjët njerëzore janë rrugë dykahëshe.Ashtu ishte dashur edhe të jetë. Por, kjo shumë shpesh na ndodhë që është një mashtrim i madh.Nese dikend sinqerishtë e dojmë, sigurisht së e dojmë edhe atdheun dhe kombin.Duke e dashur , duke e ndihmuar , duke e përkrahur njeri- tjetrin pa dredhi, sigurisht së e gjithë kjo ka shumë ndikim në zhvillimin tonë .Në të kundërtën gjithëqka mund të na shkon mbrapsht.Sigurisht nga gjërat e këqija vijnë edhe zhgënjimet dhe dëshprimet e mëdha.Jemi njerëz. A është e mirë që ti ndihmojmë të gjithë ata kur e kan më së vështiri në jetë? E di së shumica pajtoheni që duhet të tregohemi solidar.Kjo botë ka mjaftë njerëz të keqinjë , por shumica sigurisht së janë të mirë.Dhe, kjo na mban besimin dhe shpresën gjallë. Na shtohet besimi që kjo botë ende nuk është bërë vend, ku të gjithë ndihen të vetmuar, të ftoftë si gurë dhe armiqësisht të predisponuar.Gjithmonë dikush na shikon, e na shikon edhe Zoti në rrugëtimin tonë.Gjithmonë të japim kontribut për të mirë.Duke i ndihmuar njerëzit e ndihmojmë veten, rrethin dhe mbarë shoqërinë. Duke i ndihmuar njeri-tjetrit, bëhemi, dhe i bëjmë të tjetër të lumtur . Gjithmonë…?!