Edi Rama në Hamburg të Gjermanisë

10.10.2016 13:57:34

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë njëditore pune në Hamburg, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Shqipëri-Gjermani.

Kryeministri Rama u prit në një takim të veçantë nga Kryetari i Parë i Bashkisë së Hamburgut, Olaf Scholz. Takimi u përqendrua kryesisht në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, për të cilin Scholz (zyrtar i lartë i Partisë Social Demokrate Gjermane) shprehu mbështetjen maksimale. Rama dhe Scholz biseduan edhe për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, si edhe për krizën e refugjatëve me të cilën përballet Europa.