Një britanik dhe një finlandez fitues të Çmimit Nobël për ekonomi

10.10.2016 14:19:57

Britaniku, Oliver Hart, dhe finlandezi, Bengt Holmstroem janë dy fituesit e çmimit Nobel për ekonominë për vitin 2016. Dy ekonomistët u vlerësuan nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave për kontributin e tyre në teorinë e kontratave.

Fituesit erdhën surprizë pasi asnjë prek kandidatëve të projektuar si fituesit e mundshëm nuk rezultuan fitues. Çmimi Nobel për ekonominë ka filluar të akordohet që prej vitit 1968, me kërkesë të Bankës Qendrore të Suedisë.

Ky çmimi ka një rëndësi tepër të madhe pasi shpeshherë ka ndikuar që teoritë e fituesve të aplikohen realisht edhe në vendimarrje, për shkak të prestigjit. Profesori i Universiteti të Harvardit dhe ai i “MIT” vlerësohen se kanë bërë një punë mjaft të rëndësishme në krijimin e “teorisë së kontratave”, si një fushë fertile e kërkimit.

“Ekonomitë moderne mbahen së bashku nëpërmjet kontratave të panumërta. Metodat e reja dhe mjetet e zbuluara nga dy ekonomistët janë mjaft të vlefshme për të kuptuar kontratat në jetën reale dhe në institucione”, nënvizon akademia mbretërore suedeze e shkencave.