Edi Rama nesër në Prishtinë, takohet me zyrtarë të AAK-së

01.02.2017 19:25:28

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër në Prishtinë do të takohet me zyrtarë të AAK-së. Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Takimi mbehet në Selinë Qendrore të AAK-së në ora 12, ndërkaq nuk tregohet se cila do të jetë arsyeja e këtij takimi mes zyrtarëve të AAK-së dhe kryeministrit Edi Rama.