Shqipëri: Edi Rama propozon Visho Ajazin ambasador në NATO

13.11.2017 18:24:20

Kryeministri Rama propozon Visho Ajazin si ambasador i Shqipërisë në NATO. Propozimi i është dërguar Presidentit të Republikës për dekretim.

Visho Ajazi dha dorëheqjen pak javë më parë nga drejtimi i shërbimit informativ.

Kryeministri ka propozuar zëvendësin e tij, Helidon Bendo në krye të këtij institucioni.

Nuk dihet se si do të veprojë Presidenti i Republikës.