“Edita Tahiri dhe eprorët e saj nuk e kuptojnë esencën e dialogut”

12.04.2017 13:04:19
Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev ka thënë se mesazhet e Prishtinës se vazhdimi i dialogut me Beogradin lidhet me rezultatin në rastin e  Ramush Haradinajt, dëshmon se Edita Tahiri dhe eprorët e saj nuk e kuptojnë se cili është kuptimi i dialogut dhe për çfarë shërben ai.

“Është e papranueshme dhe e pakuptueshme, kundërshtimi i tillë i zyrtarëve në Prishtinë ndaj sundimit  të ligjit dhe krijimin e parakushteve për të ardhmen e serbëve dhe shqiptarëve. Mungesa e dialogut dëmton ekonominë e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në këto anë”, ka thënë Kozarev