Eduard Halimi: Votimi elektronik e vetmja rrugë për zhdukjen e krimit dhe korrupsionit

26.01.2017 12:44:13

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, në emër të grupit të tij parlamentar, u shpreh se votimi elektronik është e vetmja mënyrë për të larguar një herë  e përgjithmonë nga vendi krimin dhe korrupsionin.

“Nuk mund të ketë zgjedhje normale nën kërcënimin elektoral dhe banditëve të kanabisit me leje qeveritare. Koha e pa,mjaftueshme është alibi, votimi elektronik është domosdoshmëri”, tha Halimi.

Sipas Halimit, PD ka 10 muaj që kërkon votimin elektronik, pasi për këtë forcë politike sipas tij,  beteja për zgjedhje të lira nuk është për pushtet, por që vota e popullit të lexohet