Eduard Kukan dhe Fleckenstein: Mbështetje të plotë qëndrimit të Johannes Hahn

12.05.2017 09:55:10

Eurodeputeti Eduard Kukan, mbështet qendrimin e eurokomisionerit, Johannes Hahn, pas letrës drejtuar qytetarëve shqiptarë për krizën politike në vend dhe zgjedhjet e 18 qershorit.

Reagimi i Kukan ka ardhur në llogarinë e tij në Tëitter.

“Mbështetje e plotë për qëndrimin e Johannes Hahn, drejtuar qytetarëve shqiptarë,”-shkruan ai.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein.

Me një mesazh postuar në profilin e tij në Twitter, ai shprehet në mbështetje të mesazhit të dhënë për gjithë shqiptarët nga Hahn.

“Mbështes mesazhin e Hahn për popullin shqiptar. Gjithashtu pas takimeve në SHBA, të gjithë të dëshpëruar për situatën. Përgjegjësia është e qartë”, – shkruan ai.

Një ditë më parë, në letrën drejtuar shqiptarëve, Z.Hahn nënvizon se janë bërë përpjekje të mëdha për të nxitur dialogun mes palëve politike nga përfaqësues të BE dhe partner të tjerë ndërkombëtarë, por që për fat të keq nuk kanë pasur sukses.

“Të dashur qytetarë shqiptarë, të dashur miq, po ju drejtohem sot me shqetësim të madh. Gjatë javëve të fundit janë bërë përpjekje për të nxitur dialogun mes partive politike në Shqipëri nga përfaqësues të BE, përfshirë mua dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Kemi dëgjuar me kujdes shqetësimet dhe pritjet e të gjitha palëve, duke u përpjekur për të gjetur një zgjidhje për krizën. U ofruan disa alternativa me shpresë që partitë dhe liderët politikë të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, por pa sukses. Bojkoti ishte zgjedhje e opozitës. Unë e respektoj këtë zgjedhje, por njëkohësisht ndjej keqardhje për këtë vendim të saj”, – shkruan Hahn.

Më tej Hahn, thotë se zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partive të opozitës, pasi sipas tij “ishte zgjedhja e kësaj të fundit për të mos u bërë pjesë e garës”.

Teksa shpreh keqardhjen, Hahn thotë se procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa vendosin të qëndrojnë prapa.

“Zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës. Opozita aktuale qëllimisht ka bojkotuar zgjedhjet. Demokraci edhe nëse disa vendosin të qëndrojnë prapa. Demokracia nuk do pengohet duke bojkotuar institucionet. OSBE/ODIHR ka dërguar vëzhgues dhe vlerësues për zgjedhjet. Dënoj veprimet që pengojnë votën e lirë, në kundërshtim me BE. Zgjedhjet në Kavajë, humbje e qartë për demokracinë”, vijon komisionari Hahn.