Udhëzim aministrativ për ligjëruesit në autoshkolla

04.07.2017 11:58:39

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, nënshkroi sot Udhëzimin Administrativ për ligjëruesit profesional në autoshkolla.

“Me këtë Udhëzim Administrativ, përcaktohen kushtet dhe mënyra e dhënies së provimit për licencim të ligjëruesit profesional në auto shkollë, të drejtat dhe detyrat e ligjëruesit profesional, rregullat që duhet t’i përmbahet ligjëruesi profesional gjatë procesit të aftësimit të kandidatëve nga pjesa teorike dhe programi i provimit profesional”, thuhet në njoftimin e MI-së.

Ky Udhëzim Administrativ, hyjnë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit, nga ana e ministrit të Infrastrukturës.