Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar përgjatë ditës së djeshme një asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Për të njëjtin thuhet se ka pranur ryshfet në vlerë prej 5.850 eurosh nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve.
Një gjë e tillë u bë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, duke njoftuar se i njëjti është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Prishtinë. 11.01.2022-13:30. DHKE sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 €, ryshfet nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.