Edukimi i të rinjve për përballje me të kaluarën (Video)

28.10.2017 22:13:10

Në Kosovë, përfaqësues të Fondit për të Drejtën Humanitare thonë se mungesa e edukimit të mirëfilltë të të rinjve mbi drejtësinë kalimtare mund të krijojë hapësirë për konflikte të reja në të ardhmen.

Ata tërhoqën vërejtjen se librat e historisë flasin ndryshe tek komuniteti shqiptar dhe ndryshe tek pakica serbe në Kosovë, duke rrezikuar thellimin e hendekut dhe rritjen e paragjykimeve.