Aksionet në bursat amerikane pësuan një rritje të ndjeshme këtë të mërkurë, duke shënuar një rekord më vete në hapje të tregjeve.
Këto rritje u përforcuan në ditët e para të marrjes së detyrës nga Trump dhe firmosjes së një sërë urdhërash ekzekutivë, si ai për ndërtimin e dy gazsjellësve “Keystone XL” dhe “Dakota Access”, që të dy të kundërshtuar fuqishëm nga aktivistët e mbrojtjes së mjedisit.
Të mërkurën, pak pas hapjes, Doë Jones regjistroi 93.38 pikë rritje, ndërsa S&P u rrit me 10.09 pikë e Nasdaq me 36.74 pikë.
“Ka një besim real të investitorëve për premtimet e Donald Trump. Në ditët e para të detyrës ka qenë shumë aktiv, çka sinjalizon që ndryshimi i premtuar prej tij mund të mbërrijë shumë më shpejt”, thotë Tim Ghriskey, shef i investimeve në grupin “Solaris” në Nju Jork.
“Ka një efekt psikologjik të madh dhe pak pas inaugurimit konfirmoi se kthesa e madhe është para nesh. Frika e protektsionizmit është zbehur nga optimizmi për inflacionin dhe rritjen, të paktën për tani”, thotë Neil Wilson, analist i tregjeve.