Egjipt, anulohet dënimi me vdekje për ish-presidentin Mohammed Morsi

15.11.2016 15:35:08

Gjykata e Lartë në Egjipt ka anuluar dënimin me vdekje ndaj Presidentit Mohammed Morsi dhe 5 liderëve të lartë të vëllazërisë myslimane. Gjykata vendosi që të 6 personat të rigjykohen lidhur me një arratisje nga burgu në vitin 2011.

Morsi u zgjodh president në vitin 2012, por u rrëzua nga ushtria një vit më pas, pas protestave kundër regjimit të tij që mbushën rrugët.

Edhe pse është çliruar nga dënimi me vdekje, Morsi është dënuar me burgim të përjetshëm në një proces tjetër ku akuzohet për terrorizëm, ndërkohë që përballet me akuza në procese të tjera.