Ekskluzive: Kryeministri Mustafa dhe ministri Zharku kanë kërkuar masa ligjore ndaj trenit serb (Dokument)

14.01.2017 19:08:08

Lajmi për një tren që është nisur nga Kraleva për në Mitrovicë dhe që është “dekoruar” me lloj-lloj afreske, me të drejtë është konsderuar një provokim i radhës i Serbisë ndaj Kosovës.

Fokusi. org merr vesh nga burimet e tij se këtë çështje kryeministri Mustafa e ka trajtuar që të enjten me ARH-në këtë çështje dhe ka kërkuar që të ndërmerren masa në përputhje me ligjin.

Këtë çështje, kryeministri Mustafa e ka trajtuar edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, kurse ministri i Transporteve, Lutfi Zharku ka kërkuar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni që të mbështeten autoritetet kompetente ARH dhe INFRAKOS në menaxhimin e situatave.

Fokusi. org ka siguruar letrën që ministri Zharku ia ka dërguar drejtorit të Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni./fokusi.org