Ekskluzive: Plaçkitje e madhe e qytetarëve të Prishtinës me tatimin në pronë (Dokument)

19.11.2016 19:56:52

Kuvendi Komunal në Prishtinë po bën shkelje të Rregullores për tatimin në pronë për qytetarët e Prshtinës, të cilëve po u faturohen fatura me rritje deri në 50%.

Sipas rregullorës për tatimin në pronën e palujtshme Kuvendi i Komunës i cakton tarifat tatimore për pronën, në bazë vjetore, në shkallën prej 0.15 % deri 0.17 % të vlerës së pronës në treg. Komuna e Prishtinës ndahet në dhjetë zona tatimore .

Qytetarët e Prishtinës përkatësishtë të lagjës Velani që sipas regjistrit në rregulloren për tatimin në pronë thojnë që i takojnë zonës së 5 dhe 6 pranuan faturatë, të cilat rezultojnë të jenë dyfish më të larta se ato që kishin paguar viteve të kaluara.

Gjatë dy viteve të kaluara, në këto dokumente shihet se tatimi në pronë ishte paguar në një shumë prej 107.25 eurosh, mirëpo, këtë vit kjo shumë arriti në mbi 192.83 euro.

E kjo pagesë po cilësohet si vështirë e përballueshme për banorët e kësaj lagjeje, të cilët thonë se kjo do të ndikojë në standardin e tyre të jetës.

Siq dihet ndarja e zonave në kryeqytet nuk bëhet në bazë gjeografike, por bazuar në përcaktimin e vlerës së tregut, por marrë në të dy aspektet Velania nuk mund të kategorizohet si zone e parë.

Kjo, sipas zyrtarëve komunalë, po ndodh për shkak se tatimi në pronë tash e tutje do të paguhet, duke marrë parasysh vlerën e përafërt të pronës në bazë të tregut. Por kjo zonë nuk hynë në zonat me çmim të njëtë të tregut me Ulpianen, Qendrën apo Dardaninë./fokusi.org

fatura2

fatura3

fatura4