U mblodhën në një lokal për të festuar, policia gjobiti 223 persona mbrëmë në Ferizaj

03.01.2021 13:23:31

Policia e Kosovës ka shqiptuar 223 gjoba mbrëmë në një lokal me muzikë ‘live’ në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se përveç pronarit, janë gjobitur edhe pjesëmarrësit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë -Prishtinë, perveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave anti-COVID. Në kontekstin e kësaj, policia dhe inspektorët kompetentë kanë pasë informatë për organizim në lokalin që ju keni apostrofuar dhe që nga ora 20:00, pas vëzhgimit dhe verifikimit të informatës kanë ndërmarë veprime konkrete në atë lokacion, ku përveç pronarit, janë shqiptuar edhe gjoba për pjesëmarrësit (223 gjoba)”, ka thënë Borovci.

Në këtë lokal të dielën në mbrëmje janë mbledhur qindra persona duke mos respektuar asnjë masë të Qeverusë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, madje lokali nuk u mbyll as pas orës 20:00