Një person vdes nga ataku kardiak 2 orë pas marrjes së vaksinës Covid-19

03.01.2021 13:33:45

Sipas prokokollit ai kishte qëndruar aty për një periudhë të shkurtër monitorimi për t’u siguruar që të mos kishte efekte anësore.

Një 75-vjeçar nga Izraeli vdiq nga një sulm në zemër rreth dy orë pasi u vaksinua kundër Covid-19, shkruan “IconStyle”.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë Cheyz Levz, i cili ka thënë se ka nisur hetimi për këtë çështje,

“I bashkohemi dhimbjes së familjes,” tha Levy, teksa u shpreh se “Burri kishte vuajtur nga sulme në zemër në të kaluarën, por ka nisur hetimi”.

I ndjeri kishte marrë injeksionin rreth orës 8:30 të mëngjesit në klinikën Clalit. Sipas prokokollit ai kishte qëndruar aty për një periudhë të shkurtër monitorimi për t’u siguruar që të mos kishte efekte anësore.

Levy tha se zbulimet paraprake nuk tregojnë asnjë lidhje mes vdekjes së burrit dhe injeksionit të vaksinës .

Kur kompania prodhuese e vaksinës Pfizer prezantoi të dhënat e testimeve në agjencinë e mjekimeve të SHBA, kishte deklaruar se dy vullnetarë në testime kishin vdekur pas marrjes së vaksinës.

Një prej tyre kishte sistem imunitar të kompromentuar. Agjencia izraelite mjekësore justifikohej se kur vaksinat i jepen popullatave më të rrezikuara, ka dhe raste të pafata, nga të cilat nuk duhet të nxirren konkluzione të përgjithshme për vaksinën.

Në këtë rast duhet mirëpritur transparenca e kompanive prodhuese në procesin e aprovimit të mjekimit.

Efektet kryesore anësore të vaksinave Pfizer e Moderna janë dhimbje, enjtje ose skuqje e vendit të injeksionit, drithërima, lodhje dhe dhimbje koke, të cilat në rastin më të keq zgjasin vetëm disa ditë.

Ditën e sotme, Izraeli ka vaksinuar 380,000 qytetarë me dozën e parë të vaksinës së koronavirusit.

Vaksinimi i popullsisë në SHBA me vaksinën e Pfizer/BioNTech ka nisur në 14 dhjetor. Fillimisht në SHBA u shpërndan 3 milion vaksina anti-Covid në 64 shtete.