Putin thotë se Trump nuk i ka treguar ndonjë sekret Rusisë – dhe ai është i gatshëm t’i tregojë Kongresit dëshminë e tij

17.05.2017 14:40:27

Siç shkruajnë mediat e huaja,  një deklaratë të tillë, Putin e ka dhënë duke folur në një konferencë shtypi së bashku me kryeministrin italian Paolo Gentiloni.

Madje siç ka shtuar Putin, Rusia është e gatshme të dorëzonte një transkript të takimit të Trump me Lavrov tek ligjvënësit e SHBA, nëse kjo do t’i ndihmonte ata të siguroheshin.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një informacion të klasifikuar rreth një operacioni të planifikuar të Shtetit Islamik, duke e zhytur Shtëpinë e Bardhë në një polemikë tjetër, vetëm pak kohë që nga fillimi i mandatit të Trump-it.

Po siç kanë shkruar mediat e huaja, Raporti i “Washington Post”, i përcjellë më pas edhe nga “New York Times” e media të tjera, pretendonte se Trump ka nxjerrë informacione të fshehta lidhur me një komplot të Shtetit Islamik, të përqendruar – sipas shkrimit, – te përdorimi i laptopëve në avion.