Ekspertët: Kosova duhet t’i rris masat e sigurisë

20.12.2016 22:43:51

Prandaj institucionet tona duhet të rrisin nivelin e sigurisë, e veçmas tash në kohë të festave të fundvitit. Kështu alarmojnë ekspertët e sigurisë në vend.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka thënë se sulmet e mbrëmshme duhet ta alarmojnë edhe Kosovën që të përgatitën në parandalim të sulmeve që po rrezikojnë çdo ditë Evropën.

Edhe eksperti tjetër i sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se në Kosovë ka pasur që kanë përfunduar suksesshëm në parandalimin e sulmeve eventuale që do të mund të ndodhin.

Kurse, sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, Kosova ka një angazhim serioz në këtë drejtim duke filluar në krijimin e kornizës ligjore dhe formimin e mekanizmave në luftimin e terrorizmit.