Ekstradohen nga Greqia dy persona të shpallur në kërkim për ‘prostitucion’ e dhunë në familje

06.09.2017 16:26:02

Interpol Tirana ka bërë ekstradimin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë të dy shtetasve të dënuar përkatësisht me 8 vite burg dhe 6 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Dhuna në familje”.

Konkretisht, në PKK Rinas u ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi A.P, vjeç 39, banues në Rrëshen, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese në bashkëpunim.

Më datë 05.09.2017, në PKK Rinas, u ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi A.K, vjeç 43, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”.