Ekzekutimi në Fier, ja në pronësi të kujt është makina ku udhëtonin Nelgert Pata dhe i plagosuri

20.11.2016 16:17:37

Viktima Nelgert Pata dhe i plagosuri që ishte së bashku me 34-vjeçarin nga Tepelena, udhëtonin me një automjet tip Volkswagen Passat me targa AA 166 IY.

Nga të dhënat e policisë, rezulton se automjeti është në pronësi të një qytetari me inicialet K.K. Nuk dihet nëse viktima Nelgert Pata dhe i plagosuri Ari Haliani e kanë vjedhur automjetin. Policia është duket hetuar për të zbuluar lidhjet e pronarit të makinës K.K me dy personat të cilëve iu bë sot atentat në Fier.

Nga ndërtimi i skenës së ngjarjes, Ari Haliani po drejtonte automjetin Volksawagen kur u qëlluan me breshëri nga një tjetër makinë. Ari Haliani mbeti i plagosur lehtë në krah dhe është jashtë rrezikut.

Ndërkohë, 34-vjeçari Nelgert Pata humbi jetën menjëherë nga breshëria e plumbave. Pata dyshohet se ka qenë shënjestër e atentatit. Grupi hetimor po heton në pistën e hakmarrjes për vrasjen e Elton Çiços një vit më parë.