Rose Gottemoeller: KFOR-i në Kosovë sa të jetë nevoja

27.10.2017 19:51:24

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller ka takuar komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Giovani Fungo me ç’rast në një konferencë për media, Rose ka thënë se sot kjo vizitë ishte për të parë punën e forcave të NATO-s në Kosovë

 

 “Jemi këtu për t’i falënderuar trupat tanë për punën këtu. Ne nuk jemi këtu vetëm me aleatët e NATO-s por edhe me partnerët e tjerë që punojnë këtu. Përkushtimi i NATO-s është stabiliteti në fqinjësinë tonë dhe natyrisht një stabilitet këtu është stabilitet edhe në gjithë Evropën”, ka thënë ajo.

Ajo gjithashtu ka thënë se KFOR-i do jetë në Kosovë sa këtu të jetë nevoja.

” Ne jemi të vetëdijshëm me sfidat që përballet Kosova, KFOR do të jetë këtu deri sa të këtë nevojë”, ka thënë ajo.

E pyetur për transformim e FSK-së ajo tha se kjo gjë i përket Kosovës

“Transformimi i FSK-së është çështje e autoriteteve të Kosovës, është çështje e Kosovës, është me rëndësi qe ai transformim të realizohet në procedurat e nevojshme, të kërkuara”, ka përfunduar ajo.