Ekzekutohet shkencëtari iranian i cili u mor me dhunë nga CIA

06.08.2016 21:48:12

Një shkencëtar është ekzekutuar me litar, i ka thënë familja e tij BBC-së.

Shahram Amiri, u arrestua pas kthimit të tij nga ShBA në Iran në vitin 2010.

Nëna e Shahram Amirit tha se trupi i pajetë i djalit të saj ishte kthyer në vendlindje dhe kishte shenja të litarit rreth qafës, duke treguar se ai ishte varur.

Amiri ishte mbajtur në një vend të fshehtë pas kthimit të tij nga ShBA-ja, kur edhe kishte deklaruar se ishte marrë me forcë nga CIA.

Disa raporte thonë se ai kishte njohuri të thella të programit bërthamor të Iranit, transmeton KosovaPress.

Amiri i cili ka lindur në vitin 1977 u zhduk pas  një pelegrinazhi në Mekë në vitin 2009.

Ai u shfaq në ShBA një vit më vonë , duke thënë se ka qenë i rrëmbyer dhe i vënë nën presion të madh psikologjik të CIA-s , që të japë informacione të ndjeshme.