Elbasan / Lehona vdes, Filmuan beben, ja vendosën vajzës në gji

24.04.2019 12:08:53

Familjarët e 25 vjeçares Rexhina Debrova në Elbasan kanë protestuar sot përpara Gjykatës kundër mjekëve, pasi sipas tyre janë përgjegjës për vdekjen e vajzës së tyre.

Mes britmave dhe dhembjes ata tregojnë se vajza ka qenë shumë mirë pas operacionit, ndërsa në duar mbajnë dhe foshnjen e porsalindur.

Sipas të atit gjendja e Rexhinës ka qenë e mirë, madje vetë mjekët i kanë çuar foshnjen në gji, dhe gjithçka ka ndodhur për shkak të neglizhencës së bluzave të bardha.

Ndërkohë që bashkëshorti i saj Algert Debrova është shprehur se gjatë gjithë shtatzënisë Rexhina është ndjekur nga një mjek, dhe nuk ka pasur asnjë problem, që mund të sillte komplikacione të mëtejshme.

‘’Kjo çështje nuk kalon me kaq, kur doli nga operacioni erdhën dhe në thanë që Rexhina ishte mirë, pas tre orësh na thanë që ishte keq. Rexhina iu kishte thënë mjekëve që nuk po mbushej me frymë, dhe reagimi i tyre ka qenë shumë i vonuar”, është shprehur bashkëshorti i 25-vjeçares.

Kujtojmë se nga Policia janë arrestuar dy mjekë të spitalit të Elbasanit, kardiologu Mehmet Ibaj dhe reanimatori Niko Thano.

Në pyetje është marrë edhe gjinekologu Ardjan Kadaifçiu, ndërsa janë thirrur të dëshmojnë edhe dy infermierë që asistuan në lindje.

Nga ana tjetër kundër këtyre arrestimeve, mjekët e spitalit të elbasanit kanë protestuar dje, duke u shprehur se vdekja nuk ka ardhur për faj të bluzave të bardha.

Rezultatet e autopsisë:

Burime kofidenciale bënë me dije dje se vdekja pas lindjes cezeriane e 25 vjeçares ka ardhur nga Koagulimi. Koagulimi është një mpiksje gjaku, e cila e bën këtë të fundit të trashë deri sa thahet përfundimisht.

Për pasojë nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në mjekësi KOAGULIMI është i rralle, por më i shpeshtë te ndërhyrjet gjatë lindjes.